Emërohet drejtoresha e re e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Ajo është Jana Dervishi e cila ka zëvendësuar në këtë post Desantila Tahirajn e cila bën pjesë në listën e kandidateve për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.

Prezantimi është bërë nga Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri.

Ministri  ka rikujtuar se duhet të respektojnë urdhrin e Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatën zgjedhore–Ndêrkaq ai i ka inkurajuar drejtuesit e reparteve te QS të Elbasanit për të punuar sa më shumë në shërbim të nevojave të pacientëve .

Mësohet se ish drejtoresha Desantila Tahiraj ka marrë leje me pa të drejtë pagese. Infoelbasani.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here