Loading...

Investim i biznesmenit Gjergj Luca, premierë filmi “Njerka”

“Shqipëria Dje” është kinemaja më e re në qytetin e Elbasanit, e cila është ndërtuar në “Fish City” nga biznesmetit Gjergj Luca. Biznesmeni po mendon të ecë edhe në rrugën e prindërve të tij, duke sjellë më afër qytetarëve artin e filmit etj.

Në përurimin e kinemasë “Shqipëria Dje” të shumtë ishin ata artiste, por dhe qytetarët të cilët zgjodhën të ndiqnin për herë të parë filmin “Njerka” nga regjizori Leka Bungo. I Intervistuar në këtë mbrëmje të veçantë, Z. Bungo u shpreh se është një nder i veçantë që premiera e këtij filmi të prezantohet në Elbasan, qytetin e tij të lindjes.

Ndërsa për Gjergj Lucën, djalin e aktorit të madh, Ndrec Luca, është tashmë e qartë që në krye të herës se mes artit që u rrit me filmat e të atit, dhe biznesit, do t’i jepte rëndësi të dyjave.
Leka Bungo dhe biznesmeni Luca mundësuan që mbrëmjen e djeshme në përurimin e kinemasë më të rë në Elbasan, të ftuarit të kalonin momente fantastike.

Nën petkun e humorit, regjisori, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Leka Bungo, solli në ekran filmin “Njerka” një tjetër metaforë goditëse të tranzicionit shqiptar. Në rolet kryesore intepretuan Bujar Asqeriu, Arjola Demiraj dhe Gjergj Menaj.

Ndër të tjera Bungo, bën me dije se filmi “Njerka” u ngjiz pas saj dhe erdhi dhe në mendjen e tij, u poq si mendim, si ide, u pasurua si subjekt dhe me problemet që janë akute të shoqërisë shqiptare sot. Duhet vlerësuar ndër të tjera edhe investimi i biznesmenit Luca, i cili bëri që Elbasani të kthehet në qendër të vëmendjes.

EDLIRA XHERRI

Loading...