Loading...

Një makinë është përfshirë nga flakët në Elbasan teksa ishte në ecje dhe sipas të dhënave paraprake fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Makina tip “Ford” sipas dyshimeve të para të Policisë është përfshirë nga flakët pas një defekti me sistemin e lektrik, pasi mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar më pas përhapjen e flakë.

Zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjrja duke bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti.

Pushtimi i makinës nga flakët ka shkaktuar panic tek qytetarët ndërsa ka rënduar edhe trafikun e automjeteve në rrugë.

Loading...