Loading...

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Elbasanit Kostandin Rama.

Ai ka ngelur në kujtesë e të gjithëve si një ndër futbollistët më të njohur gjatë edicionit 1983-1984, kur ekipi i Labinotit doli kampion.

Rama ndërroi jetë në Athinë pas një sëmundje të pashërueshme. Prej vitesh ai ishte vendosur në Greqi së bashku me familjen e tij, ndërkohë që sot i jepet lamtumira e fundit në qytetin e tij të lindjes.

Loading...