Loading...

Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin H.M., 51 vjeç, banues në fshatin Tregan, Elbasan,pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar njē godinë 3-katëshe , me destinacion hotel, pa leje e organeve përkatëse.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Policia dhe organet kompetente jane duke kontrolluar edhe objekte te tjera te kesaj natyre.

Loading...
Loading...