skender topi

Në  Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit është ngritur Qendra e Telemjekësisë. një investim modern që garanton ndërveprim në kohë reale me qendra të rëndësishme në fushën e Telemjekësisë.

Me këtë rast ishin të pranishëm ndihmës administratori i USAID për Europën dhe Euroazinë, Thomas Melia dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.  Ministri i shëndetësisë Ilir Beqa tha se janë investuar 2.5 mln dollarë  dhe se investimi është shprehje e qeverisë për të garantuar një shërbim shëndetësor universal dhe me standarte të larta.

Të pranishmit kanë vizituar sallën moderne e cila është e instaluar në Fakultetin e  Shkencave Mjekësore dhe Teknike në Universitetin e Elbasanit, sistemin e telemjekësisë dhe komunikimin me auditore kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet qendrës së ekselencës si dhe një bibliotekë elektronike me mbi 60 mijë burime.

Ideatori i gjithë kësaj sipërmarrje, e para e këtij lloji në Shqipëri, rektori i i Universitetit të Elbasanit prof. Dr. Skënder Topi, theksoi se këto investime do ta rendisin këtë fakultet të parin për përdorimin e teknologjisë në fushën e kërkimit shkencor në mjekësi.

Ndihmës administratori i USAID u shpreh i impresionuar nga përdorimi i teknologjisë në shërbim të shëndetit.

Programi i integruar i telemjekësisë i mbështetur nga shumë agjenci amerikane funksionon nga viti 2007 duke lidhur në rrjet 5 spitale universitare, 11 spitale rajonale dhe dy spitale bashkiake. infoelbasani.al

telemjekesia

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here