Loading...

Në Elbasan kanë nisur festimet në nder të 110 vjetorit të themelimit të shkollës “Normale”.
I tillë ishte edhe një aktivitet i zhvilluar sot në kishën Shën Maria, me iniciativë të një prej pasardhësve të familjes Saraçi, e cila ka dhënë kontribute të çmuara në breza për këtë institucion të arsmit shqiptar.
Me këtë rast prifti i kësaj kishe, At Nikolla Marku, mbajti një meshë për të pranishmit. Pastaj përshëndetën edhe klerikë si at Nikolla Marku dhe myftiu Agim Duka. Ndërsa kori i djemve të shkollës artistike këndoi këngë patriotike.
Erald Saraçi u shpreh se, si pasardhës të familjes Saraçi e ndjejmë si detyrim për kontributin që dha kjo familje nga themelimi dhe në vazhdimësi. “Ne kemi dëshirën që këto ngjarje të mos harrohen. E bëmë bashkarisht me myslimanë e të krishterë. Mesazhi ynë është ai i shkollës së shqipe që do të vazhdojë të edukojë dhe cojnë përpara Shqipërinë”, nënvizoi ai.
At Nikolla u shpreh se kjo ngjarje na tregon historinë nga kemi ardhur dhe kush jemi. Është një institucion që na ka mësuar se si të lidhemi me njëri-tjetrin. Kisha dhe shkolla janë në të njëjtën shkollë. Klerikët kanë ndihmuar në funksionimin e saj.
Edhe qytetarët e pranishëm u shprehën se të parët kanë thënë “lum kush të rrojë ta shohë zonjë”. Në shkollë duhet të predikohet që nxënësit ta duan veten, familjen, atdheun. Vertëm vllaznia e mban gjallë një komb.

Loading...