Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa  më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “K.F.Tirana” – “K.F. Skënderbeu” e cila do të zhvillohet nesër në orën  19:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa më sipër, nga ora 4 e pasdites së nesërme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve   përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit të stadiumit.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave” deri tek “Ish Konservimi”.

Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Të gjithë  sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe të çfarëdolloj, fishekzjarrë, monedha apo metale, çelësa të ndryshëm. Në të kundërt nuk do të lejohen   të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i  kërkon qytetarëve që të minimizojnë nesër lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të  Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij  aktiviteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here