Fakte të reja për një person që është konfirmuar si pozitiv me koronavirus ne Elbasan. Mësohet se ai ka në pronësi një dyqan mishi, ndërsa biznesi momentalisht është i mbyllur.

Ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me familjarët e tij apo ndonjë kontakt me qytetarët që kanë blerë produkte në biznesin e tij.

Ka nisur dezintektimi i ambjenteve të këtij të fundit si dhe banesës së tij. Pacienti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është duke marrë mjekime në Spitalin Infktiv në Tiranë. Familjarët e tij janë vetëizoluar.

Në banesën e tij kanë mbërritur edhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik për të bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura por edhe dezinfektimin e banesës.

Banesa ndodhet në katin e dytë të një godinë ndërsa biznesi është në katin e parë, teksa pohon se banorët nuk kanë pasur informacione për këtë situatë por lajmi I ka trembur.

Biznesi dhe banesa e personit me Covid-19 ndodhet në Lagjen 11 Nëntori të qytetit të Elbasanit. Dyhsohet se rasti është i ri dhe nuk janë gjetur ende dyshime të mirëfillta rreth kontakteve se ku e ka marrë infektimin.