Është zhvilluar e para mbledhje e Këshillit bashkiak të Bashkisë së Elbasanit. Edhe pse me mazhorancë të cilësuar të majtë, ajo është zhvilluar mes diskutimesh konstruktive, si dhe me propozime e sugjerime për një sërë tematikash. Mbledhja është zhvilluar nën drejtimin e kryetarit të këtij organizmi të zgjedhur, z. Hektor Çiftja. Natyrisht që në mbledhje do të merrte pjesë kreu i Bashkisë, z. Gledian Llatja. Ai ka falënderuar të gjithë këshilltarët për pjesëmarrjen aktive të tyre në diskutimin e pikave të rendit të ditës dhe ka barë një panoramë të shkurtër të punës njëmujore dhe të periudhës në vazhdim. Kryebashkiaku ka ftuar këshilltarët, që të bëhen pjesë e takimeve, që ai dhe stafi i Bashkisë do të bënin në të gjitha Njësitë e Qeversisjes Vendore.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Gushti ka qenë i mbushur me aktivitete kulturore, por edhe shërbime të nevojshme për qytetarët ndërsa shtatorit, sipas Llates do të jetë më intensiv.

Buxhetimi me pjesëmarrje sipas Kryetarit të Bashkisë do të nisë në fillim të shtatorit dhe do të prekë të gjithë fshatrat në mënyrë që investimet të reflektojnë nevojat e qytetarëve. Llatja kërkoi nga këshilltarët të marrin pjesë në takimet e buxhetimit dhe të përfaqësojnë qytetarët e tyre.

Ky këshill e ka organizuar punën e tij nëpërmjet 19 komisione, që janë ngritur që në mbledhjen e konstituimit të tij në ditët e para të gushtit. Aktualisht janë ngritur e funksionojnë: – Komisioni i financave, buxhetit dhe aseteve publike, Kontrollit financiar, Planifikimit dhe zhvillimit të teritorit, Promovimi i projekteve të turizmit, Promovimi i biznesit, Komisioni i Shëndetësisë, veterinarisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, Shërbimet sociale dhe çështjeve gjinore. (Ky i fundit u ndryshua me togfjalëshihn ‘’barzinë gjinore’’. Po ashtu edhe Komisionet e Strehimit, Bujqësisë, pyjeve dhe manaxhimit të ujrave, Mjedisori, Arsimi, Trashëgimia historike e kulturore, Çështjet ligjore, Kultura, Mandatet e rregulloret, Bashkëpunimi më donatorë të huaj, Rendi publik dhe mbrojtja civile si dhe ai i Transparencës dhe marrëdhënieve me qytetarët.

Vendimet e miratuara në këtë mbledhje
– Miratimi i fondit me 91,000 lekë (724 Euro) për shpenzimet e nxënësit Rei Dunja, pjesëmarrës në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës në Chisinau Moldavi dhe në Olmpiadën Botërore të Matematikës në Bath, Mbretëria e Bashkuar.
– 1,088,000 lekë për tuba uji profesionalë për repartin e Zjarrfikëses
– 370,000 lekë për kondicionerë në sallën e këshillit bashkiak
– 2,232,000 lekë për marrjen e një mjeti me qera për nevoja të Bashkisë
– 20,000,000 lekë për dekorin e qytetit në ditë festash
– 15,000,000 lekë për ujrat e zeza në Vidhas të Njësisë Papër
– 8,781,000 lekë për sistemimin e lagjes ‘’Katund i Vjetër’’ në njësinë Shushicë.