Loading...

Renato Hyshmeri mund të konsiderohet si afrimi më i ri i skuadrës së futbollit të Elbasanit në merkaton e kësaj vere. Mesfushori doli ditën e djeshme në stërvitje me verdheblutë, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit që stërvitet prej mëse një muaji.

30 vjeçari shihet si një përforcim që mund t’i bëjë vërtet punë skuadrës këtë edicicon, për shkak të eksperiencës që mban mbi supe, pasi ka milituar me klubet më të mira të futbollit shqiptar, si edhe në kampionatin kosovar.

Me Elbasanin janë bashkuar edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj, si edhe tre brazialianë.Elbasaninews

Loading...
Loading...