Loading...

Gjatë pasdites së të enjtes, qindra familje nga Durrësi dhe Tirana janë dyndur edhe drejt këtij qyteti për tu akomoduar.
Falë punës së organizuar nga bashkia e qytetit ata janë sistemuar në hotele, rezorte, konfikte dhe nëpër shtëpitë e qytetarëve. Mikpritja elbasanase nuk ka munguar.
Të gjithë ata që kërkuan ndihmë në qytetin e Elbasanit janë sistemuar shumë mirë duke marrë masa edhe për veshje, mbulesa dhe ushqim.
Të larguarit shjprehen se ndjehen të pasigurtë në banesat e tyre dhe se këto ditë kanë fjetur nëpër automjete.


„Kam frikën e fëmijëve, shprehet një grua, ndaj u larguam“. Një tjetër banor shprehet se Durrësi është zbrazur dhe ngjan me një qytet fantazmë. „Se kthej dot kokën prapa. Pallati im nuk ka gjë, por është boshatis i tëri. Kanë ikur të gjithë. Kanë frikë. Nuk është thjeshtë psikologjike. Edhe sot pati tërmet“.

Ndërsa një banore falenderon për mikpritjen elbasanase: I falenderoj nga zemra. Kanë hapur dyert në këtë kohë të vështirë. Nuk do ta harrojmë.
Ato theksojnë se do të kthehen në banesa vetëm kur të jepet garanci për pallatet dhe kur të shuhet vala e tërmeteve.
Sinkron banorë të strehuar në Elbasan
Nga ana tjetër bashkia Elbasan, ka siuruar grumbullimin e mjaft ndihmave të cilat do tu shpërndahen familjeve të dëmtuara.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here