Vendi ynë prej më shumë se tre javësh është prekur nga pandemia Covid-19, që ka marrë deri më tani 19 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 300 të tjerë.

Koronavirusi nxorri në pah më shumë se kurrë varfërinë në vendin tonë, ku me mijëra familje tashmë mezi po sigurojnë edhe bukën e gojës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Një nga njerëzit që u ka qëndruar më pranë shqiptarëve në nevojë, në këto ditë të vështira por jo vetëm, është pa dyshim imami dhe bamirësi, Elvis Naçi.

Përmes fondacionit të tij “Firdeus”, Naçi, së bashku me kontributin dhe donacionet e dhuruara nga shqiptarët, u ka mundësuar shumë familjarëve dhe fëmijëve, që të buzëqeshin sërish, pas një kohe të gjatë.

Së fundmi, imami Naçi ka dhënë një lajm të mrekullueshëm në faqen e tij të “Facebook”, ku tregon se shqiptarët e bashkuar kanë mundësuar përgatitjen e mijëra pakove ushqimore për personat e sëmurë, jetimët dhe nevojtarët, për të cilët këto ditë bëhen akoma më të vështira.

Imami ka falenderuar të gjithë bamirësit, që kontribuan për të bërë të mundur këtë vepër të jashtëzakonshme, ndërsa u kërkon të gjithë shqiptarëve që të luten për ta.

Postimi i plotë i Naçit:

PRANE JETIMIT, TE SEMURIT, NE KETE KOHE TE VESHTIRE! Me mijera pako ushqimore jane pergatitur per jetimet, te semuret, nevojtaret, sepse keto dite jane akoma me te veshtira per ata. Amaneti yne derisa te jemi gjalle t’u sherbejme nevojtareve me thjeshtesi e perkushtim. Kam nje kerkese miqte e mi, nje lutje per bamiresit qe e mundesuan, se Shqiperia ka plot njerez nevojtare, qe ne kete periudhe me zor po ia dalin. Ia shohim syte me lot, ia shohim cdo dite brengat dhe hallet, jetime qe nuk ngopen dot si gjithe femijet e tjere. Ndaj deshiroj me shpirt nje lutje per bamiresit qe mundesuan kete veper te madhe. Zoti ju begatofte vellezer e motra, ju dhente miresi dhe lutjet tuaja qofshin te pranuara.