Loading...

Plarent Ndrecaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ai ka zëvendësuar në detyrë Dritan Palnikajn, i cili është emëruar këshilltar i kryeministrit Rama.

Rikujtojmë se Ndrecaj ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Ministrisë së Arsimit, kur në krye të kësaj ministrie ishte Mirela Karabina, ministrja teknike e PD.

Në qershor të 2017, Ndrecaj dhe Karabina për shkak të disa akuzave të kësaj të fundit lidhur me emërimet dhe shkarkimet në Ministrinë e Arsimit në qeverisjen teknike, përfunduan në gjykatë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dënoi për shpifje ish-ministren dhe e detyroi të paguante në vlerën e katër milionë lekëve (të vjetra) ish-Sekretarin e Përgjithshëm Ndreca, për dëmin moral.

Pas më shumë se një viti, Gjykata ka vlerësuar se të gjitha deklarimet publike të bëra nga ish ministrja në adresë të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje.

Loading...
Loading...