Loading...

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:32 në Tropojë. Viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vjeç.

Biznesmeni është qëlluar me armë para karburantit të tij në rrugën e spitalit, në lagjen ”Partizani”. Sapo mbylli lokalin i cili ndodhet afër karburantit, ai u ekzekutua me armë zjarri. Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policët e Tropojës, Kukësit si dhe dy grupe të FNSH kanë ‘blinduar’ zonën për të gjetur autorin e kësaj vrasje.

Informacioni paraprak

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

Loading...