Mhill Shytani 38-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. 6 vite më parë ai ka vrarë vëllanë e tij, ngjarje e ndodhur më 23 prill 2014.

SHKODER- Mhill Shytani 38-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. 6 vite më parë ai ka vrarë vëllanë e tij, ngjarje e ndodhur më 23 prill 2014. Në momentet e para të ngjarjes, vdekja e tij u deklarua nga familjarët si vetëvarje, ndërsa u zbardh më vonë nga veprimet hetimore.

Ndaj 38-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”.

Tashmë çështja është referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.