Asambleja e Partisë Socialiste të Gramshit zgjodhi Enis Zanin si kryetar të partisë së kësaj dege.
Në garë ishin dy emra: Besmira Braçe dhe Enis Zani. Por Besmira Braçe është tërhequr nga gara.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i cili në fjalën e tij nënvizoi faktin se riorganizimi i ri i strukturave të partisë i paraprin zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.
Ja disa nga deklarimet e Ballës:
Edhe pse zgjedhjet e Qershorit 2021 duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona vendore të partisë për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër.
Prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi ripërtëritjeje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit 2021 dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, delegatët e Kongresit, tani Asambletë e zgjeruara zgjedhin edhe kryetarin e Partisë Socialiste për cdo bashki.
Ne jemi e vetmja parti që kemi përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve parimin e barazisë gjinore, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri, ose djali dhe një gruaje, ose vajze, kemi bërë dhe zgjedhjen me “një anëtar një votë” të të gjithë delegatëve të Kongresit, tani brenda mes janarit po përmbyllim procesin me zgjedhjen e kryetarëve të partisë.
Ky proces riorganizimi vijon më pas me Kongresin zgjedhor që do të zhvillohet më 29 Shkurt 2020. Viti 2020 ka nisur me revolucionin digjital në të gjitha shërbimet publike. Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportelet zyrave të postës të njësive administrative mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë.
Sa shumë kanë vuajtur qytetarët për tu endur zyrave dhe radhëve pafund për të marrë një dëshmi penaliteti, madje duke fut mik apo duke pagu ryshfet për ta marrë shpejt.
Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm edhe për biznesin duke eleminuar endjen, pritjen, arrogancën në raste të caktuara të zyrtarëve.