Loading...

Enver Roshi do të jetë deputeti i ri i LSI-së për qarkun e Elbasanit.
Në listën e kandidatëve për deputetë ai mbulonte bashkinë e Gramshit.
Enver Roshi ka lindur në këtë qytet dhe aktualisht jeton në Tiranë. Ai është mjek me gradë shkencore dhe gëzon respekt të gjërë në Gramsh. Madje ai ishte një rival i fortë me kandidatët e tjerë për të fituar në këtë bashki.
Sipas KQZ, Enver Roshi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, çfarë nënkupton se ai do të pranojë të jetë deputet nëse nga ky formular del i pastër.
Krahas tij, sot e dorëzuan formularin edhe 3 kandidatë të tjerë të LSI-së që i përkasin qarqeve të ndryshme të vendit. Ata janë Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi. Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.

Loading...
Loading...