Loading...

Si pasojë e motit të keq që ka prekur vendin në orët e fundit, 5 persona janë paraqitur me lëndime në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ata janë goditur nga nga objekte të ndryshme (tjegulla, dera, çadra), por që fatmirësisht kanë qenë pa dëmtime serioze. Kanë marrë ndihmën dhe janë larguar nga spitali më pas drejt banesave të tyre.

I gjithë vendi u përfshi dje nga një mot me erë të fortë, e cila rrëzoi shtylla dhe pemë, ndërsa nuk munguan as lëndimet e qytetarëve.

Ministria e mbrojtjes apeloi dje që të shmangeshin lëvizjet në rrugë, dhe pranë objekteve me rrezik, në mënyrë që të evitohej çdo incident i mundshëm.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme situata paraqitet e normalizuar, me temperatura që kanë shkuar disa gradë nën zero, dhe që pritet të mbeten njësoj dhe për të paktën dy ditët e ardhshme.

Era sot paraqitet më e lehtë, ndërsa lundrimi në det është ende i kufizuar për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Loading...