Loading...

Moti këtë të diel në Tiranë është shoqëruar me erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar edhe pasoja. Në qendër të kryeqytetit, në sheshin “Skënderbej” era e fortë ka rrëzuar pemën e Vitit të Ri të vendosur për festat.

Sipas informacioneve, deri tani nuk raportohet për të lënduar. Në shesh janë të pranishëm punonjësit, të cilët po punojnë për të hequr gjërat e rrëzuara.

Ndërkohë, moti i keq ka rrëzuar edhe një pemë tjetër tek Pallati i Kongreseve, mbrapa Kryeministrisë.

Po ashtu, pemë të rrëzuara ka edhe tek parku kombëtar i Liqenit Artificial, si edhe tek zona e ish-Kinostudios. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz.

Loading...