Loading...

Shumë është përfolur lidhja mes Elvana Gjatës dhe bosit të kokainës, Ervin Mata, mirëpo asnjëherë dyshja nuk reagoi. Së fundmi, kanë qarkulluar informacione se lidhja e tyre ka mbaruar, shkruan “pamfleti.net”.

Madje, të njëjta burimet theksojnë se Mata nuk ka humbur kohën, por menjëherë ka “hedhur grepat” te një tjetër bukuroshe e showbizit. Përflitet se ajo është pikërisht këngëtarja, Beatix Ramosaj.


Bukuroshja kosovare, madje ka postuar në Instastoryn-n e saj shprehje në anglisht që flasin për fillimet e reja, duke lënë të nënkuptohet se ka një lidhje tjetër.

Nga ana e saj, Elvana nuk ka dashur të prononcohet lidhur me ngjarjen. Gazetarët e pamfleti.net i bënë asaj pyetjen në lidhje me historinë me Ervinin, por këngëtarja ka zgjedhur të heshtë.

Kohët e fundit madje, Elvana Gjata u pa të qarkullonte nëpër evente me makinën e miliarderit arab Ziad Manaseer, duke shtuar zërat për ndarjen nga Ervini.

Mesa duket ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe ka nisur lidhjen me Trixie-n. Megjithatë, ‘telenovela vazhdon’ dhe mbetet për t’u parë se si do shkojnë gjërat….!

Loading...