Loading...

Një familje italiane ka humbur rrugën duke shëtitur nëpër Mallakastër, por në mbrëmje ata janë mirëpritur në shtëpinë e një banori të fshatit Rabije.

Policia i ka gjetur mëngjesin e sotëm gruan shtatzanë më dy fëmijët dhe babanë e tyre në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Kjo është e disataherë që familjet shqiptare u janë gjendeur për ndihmë turistëve të huaj që kanë humbur orientimin veçanërisht gjatë natës, duke eksploruar natyrën.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u vijnë në ndihmë turistëve italian.

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italianë, burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët, u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili, i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.

Loading...
Loading...