Bashkia Belsh ka një “kartolinë” për fshatrat Grekan, Shelg dhe Gjyralë.
Në këto ditë të fundit të vitit Bashkia Belsh ka nisur punën për ndërtimin e rrugës Grekan-Shelg-Gjyralë e cila do të lidhë fshatin Grekan të bashkisë Belsh, me fshatin Gjyrale të bashkisë Cërrik.
Aksi është një financim i qeverisë shqiptare dhe, veç përmirësimit të qarkullimit të këmbësorëve dhe automjeteve, do të nxisë rritjen e zhvillimit ekonomik të banorëve, duke rritur mundësitë e reja për investime në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.