K
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me 2 dynym ullishte dhe 10 hektarë pyll në afërsi të fshatit Shtepanjë në bashkinë Cerrik. Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm duke bërë që të shkrumbohen disa hektarë pyll.

Zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, por kjo ishte e vështirë, pasi era favorizonte flakët dhe i përhapte në sipërfaqen e pyllit.
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e zjarrfikëses së Gramshit si dhe ato të Elbasanit dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.