Nis vendosja e maskave mbrojtëse ndaj koronavirusit edhe në Elbasan.
Edhe pse nuk është konfirmuar asnjë rast deri më tani, shpërthimi i sëmundjes në vendin fqinj, Itali, ka bërë që qytetarët të marrin masa mbrojtëse.
Gjatë ditës së sotme në Elbasan u konstatua një numër në rritje i qytetarëve që mbanin maska.


Më i shprehur ky veprim ka qenë në qendrën spitalore, klinika, spitale, qendra shëndetësore etj.
Sipas të dhënave, në farmaci ka pasur kërkesa për blerjen e maskave, por kjo kërkesë i ka gjetur të papërgatitur farmacitë në këtë qytet.
Gjithsesi duket se tashmë janë porositur furnizime me pajisjen mbrojtëse e në ditët në vazhdim pritet që numri i qytetarëve që mbajnë maska të jetë më i shtuar.

Sipas burimeve nga qendra spitalore në Elbasan dhe nga shëndeti publik, deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar për koronavirus në Elbasan.
Por marrja e masave dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen nga sëmundja, duket po japin rezultat.