Fax News mëson ndryshimet në 3 komisione parlamentare dhe konkretisht bëhet e ditur se grupi parlamentar demokrat ka vendosur të ndryshojë kryetaren e komisionit të integrimit, Rudina Hajdarin.

Në vend të Hajdarit propozohet të vendoset Halit Valteri. Në komisionin e edukimit, në vend të Fatjona Dhimitrit propozohet që të vendoset kryetar Halil Jakimi.

Në komisionin e veprimtarisë prodhuese propozohet që të vendoset nënkryetar, Arlind Çaçani Propozimet pritet që të miratohen në seancën plenare të e së enjtes

Dokumenti mban firmën e kryetares së grupit parlamentar demokrat dhe i është drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit ndërsa ende mbetet e paqartë se cila është arsyeja e këtyre lëvizjeve.Faxweb