Loading...

Një propozim shumë të bukur për martesë ka bërë portieri turk Uluhan Arslan.

Uluhan i ka propozuar të dashurës së tij Melisa Yildiz në mes të fushës.

Portieri e mori në fushë të dashurën për të festuar fitoren e më pas u ul në gjunjë duke nxjerrë unazën e martesës.

Melisa u habit nga surpriza dhe në videon që po bën xhiron e rrjetit ajo shihet shumë e emocionuar.

Melisa i ka thënë “Po” propozimit teksa publiku ka nisur të brohorasë.

“Këtë sezon bëra golin më të bukur, faleminderit ekipit dhe fansave të skuadrës që më qëndruat pranë në ditën më të rëndësishme timen”, shkruajti portieri krah videos së publikuar në Instagram.

Loading...