Duket e pabesueshme, por ja që më në fund i erdhi dita e martesës edhe aktorit të humorit, Gazmend Paja.

Ai do të kurorëzojë dashurinë disa vjeçare me bjonden bukuroshe, Ira Seferi.

Dasma do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në një prej lokaleve më luksozë në qendër të Tiranës.

Siç mëson “Panorama Plus”, ftesat janë ndarë prej disa ditësh nga prindërit e Gazit, aktori i njohur i humorit, Luftar Paja dhe bashkëshortja e tij, të cilët ftojnë miqtë e të afërmit në dasmën e djalit të tyre.

Paraprakisht mësohet se pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm në jetën e aktorit do të jenë rreth 300 persona të përzgjedhur me kujdes nga vetë ai.

Kostumi që do të mbajë veshur dhëndri është dizenjuar nga Joni Peçi, ndërsa mësohet se muzika do të jetë e të gjitha trevave shqiptare.

Tashmë nuk na ngelet gjë tjetër që të presim imazhe nga ceremonia, e t’u urojmë të dyve një jetë të lumtur!joq.al