Loading...

Gjendet makina e autorëve, dalin detaje të reja nga atentati i dy vëllezërve në Tepelenë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Tepelenë.

Mësohet se është gjetur e hedhur në greminë makina e autorëve të atentatit ndaj dy vëllezërve Artan dhe Artur Bresha.

Kujtojmë që një natë më parë autorët kanë qëlluar me breshëri automatike mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Loading...