Loading...

Një person i pajetë është gjetur në rrugën ‘5 maji’ në kryeqytet, pranë një qendre tregtare.

Ka dyshime që viktima është punëtor i një kantieri ndërtimi, ndërsa thuhet se është rrëzuar nga lartësia.

Mësohet se punëtori i ndërtimit ka qenë vetëm kur është rrëzuar. Trupi i pajetë u dërgua me ambulancë në morg, ndërkohë që policia po kryen verifikime.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Loading...