Caroline Flack, e cila ka prezantuar ‘Love Island’, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër. Nga mediat britanike raportohet se ajo është vetëvrarë, por ende s’ka njoftim zyrtar nga policia britanike.

Prezantuesja, 40 vjeçe kishte folur edhe më parë se kishte probleme me shëndetin mendor. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar edhe familjarët e saj.

Po ashtu raportohet se ajo ka vrarë veten ditën e ‘Shën Valentinit’. Flack ishte larguar nga puna, pasi akuzohej se kishte sulmuar të dashurin e saj Lewis Burton.


Familja e saj një një deklaratë tha:

Ne konfirmojmë që Carolina jonë ndërroi jetë. I kërkojmë shtypit që të respektojë privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë.’’
Shumë miq dhe adhurues të saj kanë shprehur keqardhjen e tyre.

Laura Whitmore ka shkruar:

Po përpiqem të gjej fjalët, por nuk mundem.’’

Burimi: Telegraph/ JOQ Albania