“Nordkreuz” kishte për qëllim vrasjen e personaliteteve të ndryshme politike, kryesisht të së majtës, të cilët kanë punuar për të mbrojtur refugjatët

Pas dy vjet hetimesh nga zyra e prokurorisë federale gjermane, është zbuluar një listë me 25 mijë emra politikanësh të krahut të majtë, ushtarakë dhe oficerë policie, aktivë për temën e emigracionit, të cilët ishin shënjestruar të vriteshin prej formacionit subversiv “Nordkreuz” (Kryqi i Veriut)

Sipas “Tagesspiegel”, formacioni subversiv “Nordkreuz” kishte për qëllim përgatitjen për vrasjen e personaliteteve të ndryshme politike – kryesisht të së majtës – të cilët kanë punuar për të mbrojtur refugjatët.

“Lista e vdekjes” u zbulua vetëm pak ditë pas arrestimit të 45-vjeçarit Stephan Ernst, i akuzuar për vrasjen e Walter Luebcke, politikani pro-migrant i CDU, i gjetur i vrarë në natën e 2 qershorit në tarracën e shtëpisë së tij.

Për formacionin ekstremist, prokuroria federale kishte hapur një hetim që para dy vitesh dhe lista e zezë me emrat e 25 mijë të dënuarve me vdekje është akuza që e vë këtë grupim me shpatulla pas murrit.

Po sipas “Tagesspiegel”, krimet e dhunshme të ekstremit të djathtë në vitet e fundit janë rritur në mënyrë eksponenciale. Deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, Zyra Federale e Krimit raportoi për 9013 akte dhune që i atribuohen subjektit “Kryqi i Veriut”