Loading...

Gjykata e Elbasanit dha sot masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Krasta” në Elbasan.
Pasi dëgjoi prokurorin e çështjes Ritvan Sukaj dhe palët në seancë, trupi gjykues i kryesuar nga Matilda Fetau vendosi të caktojë masēn e sigurisë arrest me burg për Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan – Përfaqësues i TV kabllor “Brado” në Bradashesh
Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë – Ish-Këshilltar në AMA
I.H., 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë – Pronar i TV kabllor “Tata Junior”
Masën e sigurisë arrest në shtëpi për:
Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan – pronari i i televizionit privat kabllor “Brado” me frekuencë në Bradashesh.
Për Florenc Çapen masa e sigurisë do të jepet nesër ora 10.00.
Ndaj pjesëtarëve të AMA-s u ngritën akuzat e “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a.
Por asnjëri prej tyre nuk i pranoi akuzat.

Loading...
Loading...