Golfi përplaset me ambulancën, plagosen dy shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papërr.

Një mjet tip Golf është përplasur me ambulancën e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetasit që ndodheshin në mjetin tip Golf. Ndërsa stafi mjekësor i ambulancës. Që ishte nisur për një rast urgjent, ka pësuar tronditje por pa dëmtime për shëndetin. Veçse në këtë rast ambulanca nuk u ka ardhur dot në ndihmë të lënduarve të mjetit tjetër.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Infoelbasani.al

Loading...