Një banesë në fshatin Finiq ka rënë pre e grabitjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Foto Zoto dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe presion, kanë grabitur një shumë prej 3500 eurosh.

Ka qenë i zoti i banesës ai që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin.