Loading...

Ngjarja ka ndodhur në Kashar, ku grabitësit kanë ndalur një furgon që përdoret për transportimin e vlerave monetare, duke menduar se në të ka para. Ata pasi kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë që udhëtonin me mjetin e punës, kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi.

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në zonën e Qafë-Kasharit, ku grabitësit kanë ndalur një automjet të një firme private Security që përdoret për transportimin e vlerave monetare, duke menduar se në të ka para.

Persona ende të paidentifikuar kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë që udhëtonin me mjetin e punës, kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë, duke menduar se në makinën që kanë grabitur ka pasur para ata janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku në afërsi të një qendre tregtare kanë bërë të mundur edhe kontrollin e mjetit në fjalë.

Automjeti u gjet më pas i braktisur në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse nga mjeti është marrë ndonjë shumë me para, si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Në pyetje policia ka marrë edhe dy punonjësit e shoqërisë private, si dhe punonjës të qendrës tregtare nga ku doli mjeti, ku këta të fundit kanë pohuar se në mjet ndodheshin 30 milionë lekë të reja.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here