Loading...

 

Anullohet leja e dnërtimit të HEC Holtë në Gramsh. Lajmin e ka dhënë kreu i PS-së së kësaj bashkie, Klodian Taçe.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Taçe citon se ai ka marrë garanci totale nga drejtuesi politik, Taulant Balla, se leja e ndërtimit të HEC Holtë, do të anulohet.

Ja çfarë shkruan taçe në profilin e tij:

“Lajmi më i mirë që mund të mernim në këto momente , kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja në HEC Holte do anullohet.

Faleminderit miku ynë.”

Prej disa ditësh ndërtimi i HEC Holtë është komentuar mjaft në shtyp duke ngjallur reagimin e ambientalistëve dhe qytetarëve.

 

Loading...