Loading...

 

NGA: Dorjana Bezat
ELBASAN- Thonë se vesi del me shpirtin. Kjo shprehje i shkon më së miri 25-vjeçarit Fation Flamuraj, i cili ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë” nga policia e Tiranës por u kap nga policia e Elbasanit për vjedhje.
Fation Flamuraj i njohur dhe me emrin Kledi Flamuri më datë 11 korrik 2017, në vendin e quajtur rruga “Sabaudin Grabani”, u përfshi në një konflikt të çastit me armë ku mbetën të plagosur Jurgen Shakri 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi 27 vjeç. Nga veprimet e kryera nga policia e Tiranës ka rezultuar se Fation Flamuraj 25 vjeç dhe miku i tij E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy 25-vjeçarë dhe kanë përdorur edhe armët. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.
Megjithëse ishte shpallur në kërkim nga policia, Fatjon Flamuraj në datën 1 Janar 2018 në Gramsh, në bashkëpunim dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit E.L., 39 vjeç. Ai u arrestua nga policia e Elbasanit më 4 janar ku edhe u zbulua se ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Për 25-vjeçarin është nxjerrë urdhri i Ekzekutimit të Vendimit të Shkurtuar të Gjykatës Tiranë, datë 06.08.2017 e cila ka vendosur masën e dënimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.Panorama

Loading...