Loading...

Motrat e Ergys Brahimit, një prej dy të rinjve që humbën jetën pas shembjes së skelave gjatë rikonstruksionit të një pallati, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe sigurisë në vendin e punës, kanë bërë një postim rrëqethës në rrjetet sociale.

Teksa falenderojnë këdo që iu është gjendur pranë në këto momente tepër të vështira për familjen e tyre, ato kanë kërkuar nga gjithë ata që e njihnin Ergysin të ndajnë me to foto, video ose kujtime të cilat familjarët nuk i dinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, ku pas shembjes së një skele të firmës “Skela Syla” në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet, humbën jetën dy të rinj dhe mbetën të plagosur dy punonjës të tjerë.

31-vjeçari punonte për mbajtur veten dhe familjen, ndërsa paga e tij nuk ishte më tepër se 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ato kanë shkruar:

Te dashur miq, kushurinj, shoke. Ne motrat e Gysit duam tju falenderojme per te gjitha mendimet, lutjet dhe ngushellimet. Vellai yne nuk eshte me mes nesh por ai eshte me Krishtin dhe ne do ta takojme nje dite, por deri sa ajo dite te vije e vetmja qje qe na kane ngelur jane kujtimet e tij. Ju lutemi NQS keni foto, video ose kujtime qe ne nuk i dime ndajini ato me ne. Zoti ju bekofte te gjitheve! Ela & Lona”

Loading...
Loading...