Loading...

Shkruajnë familjarët:

Në muajin shtator te vitit 2019 vëllai im i cili quhet Ilson, diagnostikohet me Keratokonus (semundja progresive e kornese) që i ka prekur të dy sytë. Nga syri i djathtë ai nuk sheh sepse sëmundja ka avancuar shumë ndërsa në syrin e majtë për të parandaluar avancimin e sëmundjes duhet të kryente një operacion, por pas operacionit dhe vizitave të tjera mjekësore, mjekët na informuan që sëmundja vazhdon të avancoj me ritme të shpejta, për këtë arsye duhet të kryej në mënyrë urgjente një ndërhyrje tjeter kirurgjikale që është transplanti i kornese dhe kryhet vetëm jashtë vendit.

Familja jonë nuk i përballon dot kostot e larta të kurimit në Turqi, prandaj ju lutemi të gjithë shqiptarëve dhe shtetit të na ndihmojnë t’i rikthejmë shikimin të shtrenjtit tonë.

Ata që janë të interesuar dhe kanë mundësi për të ndihmuar në kurimin e tij të na kontaktojnë tek ky nr:+355693275050 ndërsa Nr. i llogarisë është : AL1820511667003636CLIDCLALLB

Loading...