Dy foto të publikuara nga faqja “Gramshi tek ju” me mbishkrimin “Kush më thotë çfarë fruti është”, ka hasur në një varg reagimesh në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për një pemë e cila është fotografuar në fshatin Plepas të Njësisë Administrative Tunjë. Autori ka dashur të saktësojë llojin e frutit dhe në profilin e tij kanë vërshuar qindra komente.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme. Disa shprehen se ajo është një kumbull e egër, të tjerë  shkruajnë se ajo është një kulumri. Por ka edhe nga ata që sjellin emra se si quhet kjo pemë në vende të ndryshme të botës.

Një numër i komentuesve evidentojnë edhe cilësitë e shkëlqyera kurative të saj që thahet dhe pihet si çaj ose e kombinuar me murriz.

Megjithatë tashmë që e lexuat jepni edhe ju një mendim. Infoelbasani.al

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here