Loading...

Qyteti i Gramshit është zbukuruar si rrallë-herë për festat e fund-vitit. Dekori në qendër dhe në rrugët e tij ka krijuar vërtet një atmosferë festive të cilën po e gëzojnë qytetarët.
Në sheshin kryesor lartësohet pema e stolisur me ornamente dhe drita shumëngjyrëshe. Ndërsa 4 drerë, simbol i Santaklausit, ndodhen pranë saj.
Edhe bulevardi kryesor dhe rrugët e qytetit janë „pikturuar“ me një dekor të veçantë.
Jemi duke lënë pas një vit të vështirë, megjithatë duhet të shohim përpara. Dhe Gramshi është një nga qytetet që shquhet për kulturë, mikpritje, solidaritet dhe qytetari.
Gëzuar festat banorë të Gramshit dhe mbarë Shqipërisë!
Për më shumë ndiqni këto foto profesionale të realizuara nga Klevis Liçi:

Loading...