Bëhet nami në liqenin e “çudirave” në Lenie të Gramshit. Pasi janë njohur me lajmin, qindra njerëz, nga Shqipëria dhe jashtë saj, janë dyndur drejt ujit që të shëron nga shumë sëmundje e të bën të ri për tre ditë.

Redaktori i infoelbasani.al ishte në vendin e “bekuar” dhe sjell prej andej foto e video se çfarë po ndodh.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një liqen të madh, por për një pus që buron nga thellësia, uji i të cilit ka një temperaturë që shkon nga 2-4 gradë, ndërkohë që temperatura e mjedisit është 35 gradë.

Poshtë pusit ndodhet ai që njihet si “Liqeni i Zi”, i Shënepremtes i cili ka një sipërfaqe shumë më të madhe se sa pusi nga ku del uji. Është pikërisht ky burim që frekuentohet nga qytetarët dhe jo liqeni. Gjen nga çdo grupmoshë.

Aktualisht frekuentimi ndodhet në pikun e tij. Në luginën përreth janë ngritur dhjetëra çadra dhe kampingje. Të tjerë kanë improvizuar vetë kasolle, ndërsa më tej ndodhet një hotel me 30 shtretër.

Dikush ka gjetur disa çadra ushtrie dhe i jep me qira. Një çadër e ka çmimin 7000 lekë të vjetra për një natë. Por shfrytëzimi i është maksimal. Hoteli është i mbushur plot dhe duket se në perspektivë në këtë vend do të ngrihen komplekse të mëdha.

Megjithatë e gjithë vëmendja është e përqëndruar në pusin nga ku buron uji. Ai qëndron përherë i mbushur plot me njerëz të cilët, për shkak të vendit të ngushtë,  qëndrojnë ngjitur mes tyre. Të tjerë presin radhën sipër kokës. Dita nuk mjafton. Ndaj dhe banjo vazhdon edhe natën.

Uji është brisk i ftohtë. Por vetitë shëruese në fakt nuk varen vetëm pse ai është i tillë. Sekreti qëndron në përbërjen e këtij uji. Sipas analizave të kryera, ai përmban elementë radioaktivë të cilët kurojnë mjaft sëmundje, veçanërisht reumatizmatmat, sëmundjet e kockave, lëkurës, riprodhimit etj.

Kura nuk zgjat më shumë se tre ditë.

Problem mbetet infrastruktura. Rruga është e vështirë dhe në kampin e ngritur mungojnë mjeku, kanalizimet e ujërave të zeza dhe kushtet higjeno-sanitare. Pra gjithçka këtu kryhet në kushte primitive.

Por njerëzit janë të kënaqur. Ata shprehen se ky ujë i rinon. Ka nga ata që vijnë për çdo vit dhe ndjehen “taze”.

Kështu duket se një atraksion i ri mjekësor dhe turistik duket se është shfaqur në Shqipëri. Natyrisht që infoelbasani.al ka meritën e tij. www.infoelbasani.al

https://www.youtube.com/watch?v=ywiuuj3KlSw&feature=youtu.be

 

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here