Antoine Griezman është futbollisti më i ri i Barcelonës. Ai u bashkua me katalanasit për shumën e 120 milion eurove.

Francezin e kemi parë gjithmonë me fanelë me mëngë të gjata. Shkak për këtë është idhulli i tij David Beckham.

Ky i fundit vishte fanelën me numër 7 me mëngë të gjata gjithmonë.

Francezi ka sqaruar më tej:

Unë vesh fanelë me mëngë të gjata për shkak të Beckham. Ai ka bërë gjëra të mëdha dhe është idhulli im. Ai tregonte shumë klas në fushë. Për këtë arsye unë e pëlqeja. Askush nuk godiste si ai me këmbën e djathtë. Unë kurrë nuk kam biseduar me të, por do të doja shumë.
Griezman është përfolur shumë herë për një transferim në “Old Trafford”, aty ku ka luajtur edhe idhulli i tij.

Zërat u shtuan akoma më shumë pas transferimit të Pogba te Mancester United, mirëpo ai tashmë është një lojtar i Barcelonës.

Burimi: Sportbible| JOQAlbania