Loading...

Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë spitalit rajonal të Elbasanit për të kërkuar ndihmë mjekësore,pjesa me e madhe e tyre për shkak të problemeve të shkaktura nga gripi i stinës. Virozat këtë vit janë duke u shoqëruar me temperaturë të lartë e cila ka bërë që qytetarët ti drejtohen urgjencës së spitalit të Elbasanit për të kërkuar ndihmë mjeksore të specializuar por kjo sipas shefit të urgjencës është duke shtuar fluksin e pacinetëve dhe shpesh nuk është e nevojshme pasi numri i pacientëve ka ditë që arrinë deri në 200 në 24 h. Por numri i të prekurve është disa fish më i madh po të mbahet parasysh fakti se mjaft shtetas të tjerë paraqiten në qendra shëndetësore, klinika, apo spitale.

Doktor Ergys Mici shprehet se aktualisht jemi në pikun e virozave ndaj për këtë arsye simptomat janë të zakonshme dhe shpesh të menaxhueshme edhe nga mjeku i familjes.

Përsa i përket jetëve të humbura të dyshuara nga gripi mjeku sqaron se mund të ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit në rast se ai ka sëmundje të tjera kronikë.

Mjekët këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm dhe të shmangni ambientet me shumë njerëz.

Loading...