Resorti më i shtrenjtë në botë është hapur, dhe, siç mund të pritet, të lë pa fjalë jo vetëm me bukuritë, por edhe me çmimin.

Resorti quhet “Ishulli Privat Banva” dhe një natë aty kushton 100 mijë dollarë, ose sa një apartament 2+1 në Tiranë.

Resorti është në arkipelagun Palavan, të Filipinesve, që shihet si fronti i fundit ekologjik.

Koha këtu duket sikur ndalon, dhe temperatura bien shumë rrallë nën 30 gradë Celsius

Jo vetëm që është 100 mijë dollarë nata, por qëndrimi më i shkurtër lejohet për jo më pak se tre ditë.

Është i gjithi ishull privat, dhe ka vetëm gjashtë vila, që garanton privatësi.


Aty shërbehet ushqim i freskët që rritet dhe mblidhet në zonat rreth e rrotull

Ishulli ka një qendër relaksi “Spa”, ku ofrohen shumë shërbime të përfshira në çmim