Loading...

Tridhjetë persona nga Bulqiza janë paraqitur këtë të shtunë në spitalin e qytetit me shenja helmimi. Ndërkohë gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi ka shkuar në ambinetet e Spitalit Rajonal të Bulqizës për t’u interesuar mbi gjendjen dhe shëndetin e qytatarëve.

Bluzat e bardha i thanë “BalkanWeb” se shtetasit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Qytetarët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal. Në mesin e te helmuarve ka të rritur, por edhe fëmijë. Ajo që raportohet si shqetësuese edhe nga bluzat e bardha është fakti se sa vjen dhe rritet numri i banorëve, të cilët shfaqin të njëjtat simptoma.

Ndërkohë organet kompetente dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar shkaqet, që çuan në helmimin e 30 banorëve të të njëjtit qytet.

Loading...
Loading...