Loading...

Një qytetar, i moshës 61 vjeç, me iniciale F.XH, është hedhur nga kati i nëntë i një pallati në zonën e rrugës Kongresi I Tiranës. në Tiranë.

Burri ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan drejt vetëflijimit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Loading...