Loading...

Manastiri i Sanselpocro është mbyllur, pasi eprorja e tij motër Teresa ra në dashuri me një burrë. Motër Teresa është e detyruar të largohet nga manastiri dhe ta braktisë betimin për dashuri ndaj Zotit. Ndaj edhe manastiri do të mbyllet për shkak të mungesës së stafit.

Ajo ka thënë:

Ata vendosën kështu, le të bëhet si thonë ata, por çështja është shumë më e ndërlikuar sesa duket. Dashuria tokësore këtë herë fitoi mbi dashurinë ndaj Zotit!’’
Në fillim ajo tregon se u përpoq të luftonte kundër kësaj dashurie, por nuk mundi t’ia dilte. Ndenjat e saj ishin më të forta se betimi, për t’i qëndruar besnike Zotit.

Ajo do të jetë Maria Teresa Saccente tani. Kurse banorët e zonës kanë qarë për faktin se manastiri do të mbyllet. Arqipeshkvi i zonës pranon se histori është e dhimbshme dhe se nuk mund të flasin për detajet e kësaj lidhje dashurie.

Ndërsa motër Teresa do të përfundojë në një murgeshë të shkishëruar, për shkak se u dashurua me një burrë.

Loading...