Loading...

Dy vëllezër janë dënuar me vdekje për vrasjen brutale të ish-mësueses në Bjellorusi.

19-vjeçari, Stanislaw Kostsew dhe 21-vjeçari Illya Kostsew do të ekzekutohen në mes të publikut me një plumb pas koke, pasi u shpallën fajtor nga gjykata për vrasjen me thikë të ish-mësueses së tyre, Natalya Kostritsa.

Shpresa e fundit e dy vëllezërve për të qëndruar gjallë është falja nga presidenti Aleksandër Lukashenko, por ky i fundit në deklaratat e tij publike i ka quajtur ata fajtorë.

Ndonëse ish-mësuesja iu lut për mëshirë, dy vëllezërit e goditën atë 100 herë me thikë dhe më pas i vunë flakën shtëpisë së saj.

Autoritetet mundën t’;i identifikojnë vëllezërit vrasës, pasi në shtëpinë e tyre u gjet kompjuteri i mësueses së ndjerë, të cilin e kishin vjedhur.

Dyshohet se vëllezërit po hakmerreshin ndaj ish-mësueses, pasi kjo e fundit kërkoi nga shërbimet sociale për t’;i larguar nga kujdesi i motrës së tyre të madhe.

Bjellorusia është i vetmi shtet europian që aplikon dënimin me vdekje. Që nga viti 1991, kur Bjellorusia u shkëput nga Bashkimi Sovjetik, janë ekzekutuar rreth 400 burra, të cilët janë shpallur fajtorë për krime të ndryshme.

Burimi: The Sun|JOQ Albania

Loading...